TRANSPORTI FALAS NË TËRË KOSOVËN
TRANSPORTI BRENDA 48 ORËVE
MBI 250,000 ARTIKUJ SPORTIV
BLEJ ONLINE = BLEJ LOKAL
Edit Content

Kthehu mbrapa

Djem

Vajza

Menu

Meshkuj

Femra

Fëmijë

Aksesorë

Pajisje

Brende

Kthehu mbrapa

Djem

Vajza

Menu

Transporti

Porosia juaj do të arrijë brenda 48 orëve nga momenti që ju keni pranuar konfirmimin e porosisë.

Për çdo porosi online në Intersport transporti është falas. Vetëm në rast të ndërrimit të produktit duhet të bëhet pagesa e postës prej 2 eurosh për shërbim.

Pagesat

Ju mund të zgjedhni një nga 2 mënyrat e pagesës për porosinë tuaj:

  • Paguani me para në dorë, aty për aty, në momentin kur ju pranoni porosinë tuaj
  • Paguani online me çdo kredit kartele
 

Mënyra jonë e pagesës është e besueshme me të gjitha çertifikatat e sigurisë. Sidoqoftë, ne kemi shtuar edhe mundesinë e pagesës me para në dorë. Pra, kur postieri ju sjell produktin, ju mund të paguani në momentin kur pranoni atë.

Tashmë ju mund të porositni çfarëdo produkti që dëshironi pa pasur nevojën të paguani paraprakisht. Ne shpresojmë që kjo mënyrë fleksibile e pagesës ju bën juve të kënaqur. Blerje të këndshme!

Sistemi ynë i pagesave me kartelë bankare është implementuar nga ProCredit Bank dhe i ka të gjitha çertifikatat e sigurisë të nevojshme për të permbushur standardet e Visa dhe MasterCard.

Pasiqë vendosni të bleni një artikull me kartelë bankare në këtë faqe, ju do të ridrejtoheni ne faqën e ProCredit Bank ku të dhënat e kartelës suaj janë të sigurta.

Produkti

Kërkimi për produktet e juaja të preferuara është shumë i thjeshtë në faqen tonë. Ju mund të përdoni shiritin kërkues në fillim të faqes, apo të zgjedhni përmes kategorive që ju interesojnë në menynë kryesore.

 
 

Pasi keni shfletuar për produktet tuaja të preferuara zgjedheni një madhësi të produktit, pastaj selektoni butonin “Shto në shportë”. Pas kësaj klikoni në “Shiko shportën” ku drejtoheni për t’i mbushur fushat e nevojshme për ekzekutimin e pagesës.

Nëse jeni në dyshim nëse po porosisni produktin me madhësinë e duhur, ju lutemi referojuni “Udhësuesit” poshtë çmimit të produktit, në të cilin mund të shikoni madhësinë e shprehur në centimetra si dhe udhëzime se si ta bëni matjen e duhur.

 

Llogaria

Ju mund të krijoni llogarinë tuaj në dy mënyra:

  1. Duke klikuar “Llogaria ime” në menynë kryesore dhe pastaj klikoni “Krijoni një llogari të re” dhe shkruani emailin dhe fjalëkalimin që dëshironi ta keni.
  2. Gjatë procesit së blerjes, do të kërkohet nga ju qe të plotësoni të dhënat mbi porosinë tuaj : Emri, Mbiemri, Adresa, Nr. i telefonit dhe adresa elektronike. Gjatë këtij hapi juve do t’ju kërkohet edhe krijimi i një fjalëkalimi. Në momentin që vendosni fjalëkalimin, llogaria juaj krijohet automatikisht

Ju mund të ndryshoni fjalëkalimin tuaj duke klikuar në butonin “Llogaria ime”. Pastaj ju duhet të zgjedhni “Account Details” dhe të ndiqni udhëzimet për ndryshimin e fjalëkalimit.

Nëse keni harruar fjalëkalimin për llogarinë tuaj, ju mund të klikoni butonin “Kam harruar fjalëkalimin”. Pas këtij hapi, ju do të pranoni një email me udhëzimet se si ta ndryshoni fjalëkalimin.