TRANSPORTI FALAS NË TËRË KOSOVËN
TRANSPORTI BRENDA 48 ORËVE
MBI 250,000 ARTIKUJ SPORTIV
BLEJ ONLINE = BLEJ LOKAL
Edit Content

Kthehu mbrapa

Djem

Vajza

Menu

Meshkuj

Femra

Fëmijë

Aksesorë

Pajisje

Brende

Kthehu mbrapa

Djem

Vajza

Menu

Kushtet e përdorimit

Brenda 7 ditëve ju mund ta ndërroni produktin e blerë online me një produkt tjetër brenda vlerës së shpenzuar ose me një produkt me vlerë më të lartë, por duke shtuar diferencën e çmimit, ne rastet kur:

  1. Keni porositur madhësinë e gabuar të produktit
  2. Keni pranuar madhësinë e gabuar të produktit
  3. Keni pranuar produktin e dëmtuar ose me defekt
  4. Keni pranuar produktin e gabuar
  5. Produkti nuk është ashtu siç duket në website apo siç është përshkruar

Produkti duhet të jetë me paketimin origjinal, i pa përdorur, me etiketë të pa dëmtuar, pa shenja gërvishtjeje dhe me të gjithë aksesorët e produktit dhe të paketimit. Produktin mund ta ndërroni përmes shërbimit postar me cmim prej 2 eurosh, apo edhe ta sillni atë fizikisht në dyqanin tonë në Albi Mall, Prishtine. Ndërrimi i produktit mund të bëhet në afat kohor prej 1 javë nga momenti i pranimit të porosisë. Gjithashtu duhet të na thoni arsyen përse ju e ndërroni në mënyrë që ne të përmirësohemi më tej në shërbimin tonë.

Të gjitha dizanjet, teksti, grafika, udhëzimet, komentet, përzgjedhjet dhe rregullat janë eskluzive për kompaninë tonë dhe janë të mbuluara nga ligjet ndërkombëtare të së drejtës së autorit. Leja ju është dhënë për të parë, për të bërë kopje elektronike dhe të printoni një pjesë të kësaj faqeje webi për qëllimin e vetëm për t’u përdorur si një burim për blerje. Çdo përdorim tjetër i materialeve në këtë website, duke përfshirë edhe riprodhimin për qëllime të tjera si ato që përmendëm më lartë, modifikimi, shpërndarja ose ribotimi, pa lejen paraprake me shkrim të kompanisë, është i ndaluar rreptësisht.

  1. Interport është përgjegjës të zbatoj në tërësi dispozitat e Ligjit Nr. 04/L-121 për Mbrojtjen e Konsumatorit.

  2. Intersport do të bëjë përpjekje maksimale të sigurohet që fotografitë e produktit, përshkrimi i produktit dhe të gjitha të dhënat tjera në lidhje me produktin të pasqyrojnë të vërtetën, origjinalitetin dhe paraqitjen më të qartë të mundshme të produktit, me qëllim që konsumatori të jetë plotësisht i informuar mbi produktin e ekspozuar në platformë.
  1. Ne jemi një subjekt i regjistruar në dosjet e Agjensisë së Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë dhe gëzojmë të gjitha të drejtat e autorit në bazë të ligjeve në fuqi. Gjithashtu ne paguajmë të gjitha detyrimet tona si kompani. Kështu serioziteti jonë nuk limitohet vetëm në faqen e internetit por edhe në rregullat e bizneseve në Kosovë. Përveç të drejtës së autorit, ju pranoni edhe kushtet e garancisë që ne kemi. Gjithashtu ne kemi detyrim ndaj jush vetëm për çështjet që ne specifikojmë në faqen tonë me kushtet që ne japim. Këto kushte mund të ndryshojnë me kalimin e kohës edhe pa u njoftuar, por asnjëherë nuk do ju fshihen apo manipulohen.
  2. Pasi të bëhet konfirmimi i invetarit të produktit tuaj, ju do të pranoni një email në lidhje me statusin e porosisë tuaj. Në rast se artikulli ose artikujt që keni porositur nuk janë në dispozicion, ju do të pranoni një thirrje nga stafi ynë për të shqyrtuar mundësitë tjera rreth përfundimit të porosise suaj.
  1. Ju, me përdorimin e kësaj faqeje, nënkuptoni që jeni dakord me kushtet tona dhe i pranoni ato në momentin që bëni një blerje. Ne gjithashtu jemi të detyruar të respektojmë çdo premtim dhe shërbim që publikojmë në faqen tonë.